VIDEO/Hedhin patatet, Fatbardh Kadilli: Fermerët korcarë viktimat e para të krizës

VIDEO/Hedhin patatet, Fatbardh Kadilli: Fermerët korcarë viktimat e para të krizës

199
0
Shares

Prej disa ditesh fermeret e zones se Korces po hedhin prodhimin e tyre ne fusha, ne perrenj dhe ku te munden. Prodhimi i punes, parave dhe mundit te tyre te nje viti eshte i destinuar te perfundoj ne plehra sepse nuk mund te shesin prodhimin, alarmon nje nga drejtuesit e PD, Fatbardh Kadilli.

Poatimi i Kadillit:

Renia e konsumit, mbyllja e tregjeve nga izolimi, si dhe hyrja e prodhimit nga jashte po i falimenton fermeret shqiptar. Vetem ne dy pika, gjate dy diteve te fundit jane hedhur disa mijra tone patate. Ne gjithe zonen e Korces jane duke u hedhur ne pika te ndryshme rreth 30 mije ton patate.

Prodhimet bujqesore te vendeve te rajonit vijne tek ne me cmime me te ulta sepse fermeret atje marrin subvencione. Ndersa fermeret tane nuk marin asnje mbeshtetje.

Asnje mbeshtetje nga Rama nuk shkon per fermeret. Asnje mase per te mbrojtur prodhimin vendas nga konkurenca e prodhimit te subvencioniar te rajonit.

Buxheti per bujqesine parashikon shifra qesharake per subvencionimin e fermereve.

Edhe “paketat e luftes” vec bujes dhe propogandes se Rames nuk parashikojne asnje ndihme direkte per fermeret qe te lehtesojne humbjet dhe efektet negative qe kane pasur prodhimet e tyre prej izolimit dy mujor nga pandemia.

Ate qe po vuajne fermeret e Korces me pataten po e vuajne ata te Myzeqese me lakren dhe prodhime te tjera.

Opozita ka bere propozime te perseritura per paketa ndihme per fermeret, por Rama ben veshin e shurdher. Ai nuk e ka mendjen tek halli i fshatarit dhe bleresit shqiptar. Ai vazhdon te argetohet me veten neper ekrane.

Vete shoqatat e biznesit po ngrene zeri. Ashtu si ato te turizmit, transportit etj.

Por, askush nuk i degjon!

Publiée par Fatbardh Kadilli sur Vendredi 8 mai 2020

Publiée par Fatbardh Kadilli sur Vendredi 8 mai 2020

Publiée par Fatbardh Kadilli sur Vendredi 8 mai 2020

Fotografia e Fatbardh Kadilli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY