Tragjedia në Berat, qindra njerëz shkojnë në ceremoninë mortore të viktimave

Tragjedia në Berat, qindra njerëz shkojnë në ceremoninë mortore të viktimave

427
0
Shares

Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit COVID-19 ka detyruar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave, kjo si ka penguar familjarët dhe miqtë e Gentjanit që të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre.

Është përcjellë sot për në banesën e fundit 44-vjeçari Gentjan Golashi,njëri prej viktimave që u bllokuan dhe gjetën vdekjen ditën e djeshme në një pus në fshatin Dyshnik.

Trupi i pajetë i Gentjan Golashit është përcjellë për në Varrezat e Burdulliasit në hyrje të qytetit të Beratit rreth orës 10:30 të ditës së sotme, pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie.

Miq, te njohur dhe te aferm e kane percjelle te riun, pa maska e pa doreza dhe në grumbuj njerëzish, pa respektuar asnjë masë distancimi social.

Gentjani hyri në pus për të shpëtuar dajën e tij, por gjeti vdekjen. Po sot u krye në Varrezat e fshatit Dyshnik edhe funerali i dy viktimave të tjera, Kamber Hoxhës dhe nipit të tij Neim Hoxha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY