DEBATET/ Gara për kreun e KQZ, Arbe Ristani pyet Koli Belen, “sa...

DEBATET/ Gara për kreun e KQZ, Arbe Ristani pyet Koli Belen, “sa i pavarur je nga PS”…, “përgjigjet” Pandeli Majko

69
0
Shares

Komisioni i Ligjeve ka nisur paraditen e sotme seancën dëgjimore me kandidatët që garojnë për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas Kuvendit, personat që kanë depozituar brenda afatit, dokumentacionin dhe kërkesën për aplikim për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë: Koli Bele, Denar Biba, Rozeta Ivanova, Lefterije Luzi, Anton Lleshaj dhe Elion Semanaj.
Por në fillim të mbledhjes së komisionit të Ligjeve, kryetari Xhafaj njoftoi se kandidati Elion Semanaj është tërhequr nga gara, dhe për rrjedhojë mbeten vetëm 5 kandidatë që synojnë drejtimin e KQZ-së.
Ndërsa kandidati Koli Bele shpaloste platformën e tij përpara anëtarëve të komisionit të Ligjeve, deputeti demokrat Arben Ristani ndërhyri duke i thënë: “Na sqaro sa i pavarur je nga PS?” Kandidati Bele u përgjigj se nuk është pjesë e asnjë organizate politike, por është angazhuar vetëm si ekspert ligjor në Partinë Socialiste.

Debatet


Arben Ristani: Na sqaro sa i pavarur je nga PS? Na sqaro meqë kërkon të zgjidhesh kryetar i KQZ.
Koli Bele: Nuk jam pjesë e asnjë organizate politike, jam angazhuar në cilësinë e ekspertit ligjor për PS.
Pandeli Majko: Ke qenë vetë kryetar i KQZ.
Arbe Ristani: Kam qenë kryetar i KQZ, por nuk kam qenë anëtar partie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY