DETAJE/Pesë arrestime në Durrës për vepra të ndryshme penale

DETAJE/Pesë arrestime në Durrës për vepra të ndryshme penale

141
0
Shares

Policia e qytetit të Durrësit ka vënë pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Tre shtetas janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe prishën rendin e qetësinë publike.

Ndërkohë një tjetër shtetas 49-vjeçar, u arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Pas kontrollit ai u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/litër.

Po ashtu, arrestohet dhe një 44-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Autori i dyshuar K. A., u arrestua në flagrancë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Durrës, duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit N. B.

“Pas njoftimit të marrë se disa persona po prishnin qetësinë publike, policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në momentin që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë për t’i shoqëruar në ambientet e Policisë, pasi kishin prishur rendin e qetësinë dhe kishin dëmtuar disa sende, tre shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Me ndërhyrjen dhe të disa shërbimeve të tjera janë shoqëruar në Polici dhe në përfundim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” – njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY