“ Pse hesht Edi Rama per Samitin e Zagrebit?”

“ Pse hesht Edi Rama per Samitin e Zagrebit?”

102
0
Shares

Sekretari per Marredheniet me Jashte ne PD, Arben Kashahu pyet Edi Ramen: Pse hesht per Samitin e Zagrebit? Çfare nuk negocion dot Rama?

Postimi i Kashahut:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mori një vemendje të madhe si nga liderët e Bashkimit Europian dhe opinioni publik europian. Edi Rama që nuk lë vogëlsi t’i shpëtojë pa komentuar e pa u vetkënaqur në TV, nuk tha asnjë fjalë për Samitin e Zagrebit. Pse kjo heshtje e pazakontë e Kryeministrit? Pse Edi Rama nuk është mirënjohës për 3.3 miliard Eurot dedikuar Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria do të ketë mbështetje të rëndësishme? Cfarë e hidhëroi Edi Ramën? Ndoshta detyrimi i panegocueshëm për të patur arritje të besueshme në luftën kundër krimit e korrupsionit, apo kërkesa e panegociueshme për t’u tërhequr nga mbrojtja e atyre që u përfshinë në shitblerje votash dhe nga miratimi i ligjeve që përkeqësojnë lirinë e shprehjes të inicuara nga ai vetë. Tërheqje këto më të mundimshme se tërheqja nga përballja me gazetën Gjermane Bild, e cila i pohoi mbarë Europës vërtetësinë e akuzave të Bild për vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY