Familja Alla, që humbi vetëm pak ditë më parë në Itali, nënën dhe një nga tre fëmijët e aksidentuar, ka dhuruar organet e djalit që humbi jetën, Dejvisit, 13-vjeçar.
Një veprim më shumë se human, e kanë cilësuar mediat italiane, aktin e familjes shqiptare, që mes dhimbjes shkatërruese për humbjen e dy jetëve, vendosi që t’i japë jetë fëmijëve të tjerë që luftojnë me vdekjen.
“Vendosëm kështu, pasi shumë fëmijë të tjerë mund të shpëtohen, ishte e drejtë të bëhej kështu”, janë këto fjalët e xhaxhait të Dejvisit, që së bashku me nënën e tij, Blerinën vdiqën në aksident.
Arian Alla, thotë se vendimi është marrë nga gjithë familja, sigurisht nga Hyseni, babai i djalit dhe bashkëshorti i Blerinës, po ashtu edhe nga të tjerët.
“Vendosën të gjithë së bashki, gjithë familja Alla, pasi mësuan se për djalin nuk mund të bëhej më gjë, nuk kthehej më në jetë”, thotë ai.
Pas kësaj, u vunë në punë mekanizat, lëvizi qendra e Transplanteve në Bolonja që solli ekipin e specializuar. Katër kirurgë bënë nxjerrjen e organeve të rëndësishme nga trupi i të voglit, i cili ishte ndërkohë në vdekje cerebrale.
“Menduam për fëmijët e tjerë, për atë që falë Dejvisit mund të kthehen në jetë”, thotë më tej ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/