“ A ja thatë Ramës në Zagreb?”. Komisioneri Varhely: Më premtuan se...

“ A ja thatë Ramës në Zagreb?”. Komisioneri Varhely: Më premtuan se do sillen mirë…

130
0
Shares

Eurodeputet ngrenë me shqetësim në Parlamentin Europian 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama. “A ja thatë Ramës në Zagreb?”, ishte pyetja e tyre per Komisionerin Varhely. Më premtuan se do sillen mirë, u pergjigj Komisioneri.

” Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë” ishte pyetja që eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE drejtuan sot në drekë Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely. Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca. Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqsimi i lirisë sé medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave. Raportet e Reporterëve pa Kufinj, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm permese videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama

Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin. Lidhur me ligjet antishpifje z Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komsionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

https://multimedia.europarl.europa.eu/en/afet-committee-meeting_20200507-1200-COMMITTEE-AFET_vd
Min 13:48:24 ne vijim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY