Regulla te ashpra per baret dhe restorantet qe hapen me 18 maj

Regulla te ashpra per baret dhe restorantet qe hapen me 18 maj

542
0
Shares

Baret dhe restorantet do tu nenshtrohen rregulla strikte higjiene dhe dezinfektimi të vazhdueshëm Pasi te hapen me 18 maj.

Udhezimi i Ministrisë së Shëndetësisë eshte publikuar në e-albania dhe thekson se administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në punë nëse shfaq simptoma të COVID-19 dhe ka temperaturë 37.5.

Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Baret dhe restorantet do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05:00-17:30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tij.

Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Gjithashtu për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60 % alkool.

Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe të dezinfektojnë dhe lajnë shpesh duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti.

Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me COVID-19.

Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera. Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY