“Të rrojë partia e vazhdojmë sipas skenarit”, Ish-deputeti: Ekspertët e Ramës pa...

“Të rrojë partia e vazhdojmë sipas skenarit”, Ish-deputeti: Ekspertët e Ramës pa argumenta, COVID që prej Janarit në Shqipëri

84
0
Shares

Bardh Spahia e shikon të si dëmshëm mbledhjen e ekspertëve të Ramës për të shpallur vetëm suksese, pa reflektuar asgjë.

Zoti Spahia, me profesion mjek, shprehu keqardhjen që për ekspertët e Ramës pasi per ta nuk vlejnë as faktet se Covidi është shfaqur që në janar.

Mjekë imazheristë u janë rikthyer kontrolleve që kanë bërë në Janar dhe kanë publikuar pamje imazherike ku dallohen shenjat e Covid. Ato janë fakte me figurë. Po aq kokëforte si fakte janë tabelat zyrtare të sistemit alert për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 Mars 2020. Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor!

Pra ka qenë Covid? Këtë “ekspertët” nuk e shpjegojnë, e as pamjet imazherike të specialistëve të fushës. Virusi ka qenë në Shqipëri në që Janar, por ekspertët e Ramës e mohojnë pa sjellë asnjë fakt, por duke dhënë vetëm opinionin që i pëlqen kryeministrit. Asnjë studim nuk ka as se sa qytetarë e kanë kaluar, sepse Edi Ramës nuk i pëlqen e vërteta, por vetëm trillimi i vet dhe “ekspertët” bëhen verbtazi pjesë e llogarive personale politike të kryeministrit! Të rrojë partia e vazhdojmë sipas skenarit”,-shkruan Bardh Spahia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY