Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpërndau një postim të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor: sundim i ligjit, vlera demokratike, luftë kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.
Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID 2019 dhe për solidaritetin për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, zoti Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit rë qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve”– u shpreh kreu i opozitës.
Qellimi kryesor i PD dhe i opozitës në Shqipëri janë zgjedhjet e lira e të ndershme, të pandikuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar me mbështetjen e qeverisë aktuale.
Për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medias foli dje pas Samitit të Zagrebit edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Bashkimi Europian theksoi persepektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për nisjen e negociatave me Shqipërinë nuk ka caktuar asnjë datë, derisa Shqipëria të ketë përmbushur 15 kushtet e përmendura nga kreu i opozitës, përfshirë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme,dënimin e krimeve zgjedhore në çdo nivel të qverisjes, ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/