“Nuk zutë mend”, Revoltohet profesor Fuga: O ju plastë kaptina! Shtet fejsbukist...

“Nuk zutë mend”, Revoltohet profesor Fuga: O ju plastë kaptina! Shtet fejsbukist keni ndërtuar!

160
0
Shares

I revoltuar profesor Artan Fuga ne postimin e tij te fundit dhe mesa duket shkak i ketij postimi eshte qeveria dhe pergjigja e saj nga koronavirusit.

Akademiku i akuzon anetaret e qeverise se kane ndertuar nje shtet fejzbukist, ndersa shperthen me keshilla ironizuese duke u shprehur se tanime Shqiperia eshte kthyer ne nje vend eksperimentesh.

POSTIMI I PLOTË

Qytetare Vdekja:Mos bëni, teste!Të dhënat e të infektuarve dhe të humbësve të jetës manipulojini!Predikoni kot më kot se ju dini të matematizoni kurbën e infektimit dhe pretendoni se në 15 prill do të zhduket!Harxhojini paratë publike duke ia dhënë gjoja shkencës akademike, gjoja medias publike, vidhniiiiii!

Mos merrni masa drastike në fushën sanitare dhe të distancimit social që të hapen bizneset sepse po i merret fryma ekonomisë!Lëreni qytetarin pa lekë!

Hapni sa më shpejt aktivitete me infektim të lartë dhe që nuk janë strategjike në etapën e parë:stadiume, kafene, pika bastesh, universitete!Mos merrni masa dezinfektimi!
Bëni sa më shumë kongrese, zgjedhje në universitete pikërisht tani!

Bllokoni çdo institucion, hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal duke lënë me orar kur do të dalin xhiro, gratë shtatzëna, pensionistët, burrat beqarë, gratë e virgjëra, qentë, pedagogët, besimtarët e feve të ndryshme, anëtarët e forumeve, macet; kush nuk bindet në litar!

Lërini të sëmurët të dergjen si qeni në shtëpi dhe në sekondën e fundit sillini në spital!
Puthuni sa më shumë me komshinjtë, të panjohurit, me shefat, me krushqit dhe deputetët!Flisni rroma për toma gjoja si ekspertë të tregjeve financiare se si do të plasi zija e bukës, o ju plastë kaptina, plagjiaturë e gjallë!

Me një fjalë çmenduni! Edhe më shumë skizofreni akoma!
Nuk zutë mend që keni Kuvend jolegjitim!
Nuk zutë mend që keni bërë zgjedhje pa zgjedhës!
Nuk zutë mend nga tërmeti!
Nuk zutë mend as nga princvidi as nga covidi!
Shtet fejsbukist keni ndërtuar!
Shqipëria vend eksperimentesh sepse o do të pranojnë të gjitha eksperimentet ose duhet të ikin nga pushteti dhe të japin llogari!
Mirë futbolli, po volejbolli, ping-pongu, skerma, striptiza kur do të hapen?
Unë këtu jam po ju pres!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY