EMRAT/ Ja “hierarkia” e policisë e përfshirë në komandimin e trafikut të...

EMRAT/ Ja “hierarkia” e policisë e përfshirë në komandimin e trafikut të drogës në Vlorë

69
0
Shares

Zbulohen emrat e drejtuesve të policisë dhe mënyra e funksionimit të kontrollit të trafikut të drogës në Vlorë.
Aksioni i kapjes së 21 tonë kanabis në Vlorë është një prej këtyre rasteve. Rama e Tahiri jo vetëm i bënë rezistencë prokurorisë për të mbrojtur deri në fund sasinë e madhe të drogës, por ia dolën të shpëtojnë kokat e këtij trafiku, duke nxjerrë në kërkim vetëm një agjent, bën të ditur kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, i cili zbulon edhe skemën e funksionimit të këtij rrjeti.
Por, për Alibeajn, gjurmët e Ramës dhe Tahirit, dhe urdhrat e tyre janë kudo ku mbrohet droga e krimi.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj


enkelejd alibeaj, 12 tetorÇdo javë ndodh një ngjarje, një skandal që hedh poshtë propagandën e Edi Ramës për rendin, për shtetin që ai thotë se po bën. Çdo javë ka një ngjarje që dëshmon inkriminimin e tij e të ministrit të brendshëm dhe lidhjet që kanë me trafikun e me bandat.
Aksioni i kapjes së 21 tonë kanabis në Vlorë është një prej këtyre rasteve. Rama e Tahiri jo vetëm i bënë rezistencë prokurorisë për të mbrojtur deri në fund sasinë e madhe të drogës, por ia dolën të shpëtojnë kokat e këtij trafiku, duke nxjerrë në kërkim vetëm një agjent.
Sipas të dhënave te sigurta ky rrjet i organizuar komandohej pikërisht nga drejtori i Policisë së Vlorës, Jaert Çela, përmes shefit të postës së Selenicës, Enkeleid Greku, kunatit të këtij të fundit që administron skafet në Vlorë, Dhimitraq Janku, dhe shefit të krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila.
Gjurmët e Ramës dhe Tahirit, dhe urdhrat e tyre janë kudo ku mbrohet droga e krimi. U fsheh vrasja e 3 ditëve më parë në Shëngjergj. Një ekzekutim mafioz për hesapet e drogës, i 8-ti në muajt e fundit. Po kur ekzekutimet ndodhin për parcelat me Kanabis, ato nuk raportohen ose paraqiten si vetëvrasje.
Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë armiqtë e policisë, tradhtarët e burrave dhe grave në uniformë. Ata kanë krijuar paligjshmërinë më të madhe në vend, duke pesëfishuar parcelat me hashash që i menaxhojnë me kupolën e tyre të inkriminuar në Polici.
Kjo është e vërteta e drogës dhe e krimit që nuk fshihet dot nga sallat me regji qendrore.
Rendi, policia, shteti do të jenë më mirë pa Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY