Banka qendrore, ende ne dileme per shtyrjen e kesteve te kredive

Banka qendrore, ende ne dileme per shtyrjen e kesteve te kredive

75
0
Shares

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko paralajmëroi sot mundesine qe te shtyhen pagesat e kësteve të kredive për disa sektorë që janë prekur më tepër. Behet fjale per nje shtyrje tremujore por kjo do te vleresohet ne vijim te perdorimit te garancise sovrane.

“Po shikojmë situatën financiare të bankave dhe bizneseve, jemi duke parë shifrat, ndikimi që ka në sektor shtyrja e kësteve dhe mundësia e një reagimi nga Banka e Shqipërisë.

Po marrim në konsideratë një reagim të dytë për të lehtësuar bankat në raport me ristrukturimin e kredive, mund t’u lehtësojmë, një ristrukturim më afatgjatë, por bazuar te cikli i bizneseve.

P.sh turizmi një sektor më i goditur mund të ketë nevojë për një ristrukturim apo i fasonëve.

Garancia sovrane për biznesin akoma nuk është përfunduar, normalisht do të shikojmë efektin kur të prezantohet, për momentin bankat po operojnë me garancinë e parë sovrane për pagat e punonjësve.

Kemi rreth 70 raste të aprovuara, 8.5 milion euro, por ka edhe 300 aplikime të tjera në proces.

Është një garanci po elaborohet në sistemin bankar. E dyta do të shikohet kur të bëhet e vlefshme, edhe ne më pas do të kemi një ide më të qartë.

Ne e kemi theksuar, efektet do të jenë të forta në ekonomie, si në të gjithë botën. Parashikimet janë për recesion”, tha Sejko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY