“Raporti i Freedom House”/Rama bën me faj opozitën: Do kishim rënë më...

“Raporti i Freedom House”/Rama bën me faj opozitën: Do kishim rënë më shumë nëse s’do dështonin trazirat e tyre

72
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e fundit të “Freedom House” për “Vendet në Trazicion”,  sipas të cilit Shqipëria ka shënuar rënie në qeverisjen demokratike, duke mbetur edhe këtë vit në kategorinë e regjimeve hibride dhe demokracive në tranzicion.

Për për shefin e qeverisë këtij raporti nuk po i bëhet leximi i dur dhe e bardha po bëhet e zezë. Ai thotë se raporti e rendit Shqipërinë vendin  me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Rama pranon që kemi rënë me një pikë nga viti i kaluar por thotë se dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, duke i deleguar pergjegjesine dhe fajin opozites me protestat.

POSTIMI I RAMES

T E ZEZË DHE S’KA ASGJË NË MES, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!

Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:

🟢 Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon.

Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit

//DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY