Manastirliu njofton lehtësirat e reja pas 11 majit

Manastirliu njofton lehtësirat e reja pas 11 majit

535
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializuar, por do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontakti me institucionet shëndetësore.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, fillimisht do të vlerësohet pas datës 11 Maj, do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor.

“Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Aktualisht të gjithë strukturat shëndetësore po përgatiten me vendosjen e masave të sigurisë, në zbatim të protokollevem, duke respektuar masat e distancimit, kushtet e higjienës dhe këto do të monitorohen rregullisht.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojnë vizitat dhe konsultat online edhe gjatë kësaj periudhe.

Në poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë për masat e marra për ri-hapjen graduale të sistemit shëndetësor.

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mercredi 6 mai 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY