SMS-të zbuluan se Rraja u strehua në shtëpinë e Ariol Halilajt pas...

SMS-të zbuluan se Rraja u strehua në shtëpinë e Ariol Halilajt pas atentatit ndaj Ndojit

163
0
Shares

Detaje të reja janë raportuar për atentatin i cili ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Ariol Halilaj, 29 vjeç është arrestuar nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në nëntor të vitit të kaluar.

Por cili ka qenë roli i Halilajt në këtë ngjarje?

Dyshohet se Halilaj ka pasur një angazhim kryesor në ngjarje, duke transportuar autorët dhe duke i fshehur ata, sidomos Redjan Rrajën.

Një hap i gabuar nga autorët në djegien e automjetit, ka bere qe ata te mos e realizonin këtë proces por te largoheshin me shpejtësi.

Ata janë larguar nga vendi ku do të kryenin djegien e makinës, pasi janë pikasur nga banorë të zonës dhe në këtë mënyrë ata nuk e kanë realizuar qëllimin, duke e braktisur mjetin me të cilin kishin realizuar krimin.

Mësohet se një nga autorët, i paidentifikuar, është larguar nga Shqipëria, ndërsa Redjan Rraja është strehuar në shtëpinë e bashkëpunëtorit të tij, Arjol Halilaj.

Pra, roli i Halilaj në këtë ngjarje ishte largimi nga vendi i ngjarjes dhe strehimi i njërit prej autorëve në shtëpinë e tij.

Redjan Rraja nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, por telefoni i tij i analizuar nga ekspertët ka nxjerrë detaje të komunikimit me Arjol Halilaj.

Halilaj ka kërkuar që hetimi i tij të kryhet në prani të avokatit.Paraprakisht ai ka thënë që thjesht ka pasur njohje duke u shprehur se nuk e dinte që Raja ka marrë pjesë në këtë ngjarje./abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY