“I hoqën qytetit një objekt historik”, Tabaku denoncon: Rëndësi ka për ta...

“I hoqën qytetit një objekt historik”, Tabaku denoncon: Rëndësi ka për ta ndërtimi i tempullit të oligarkisë

163
0
Shares

Jorida Tabaku eshte ndalur tek nje çështje e cila eshte kaluar pa bere shume buje. Behet fjale per prishjen e murit rrethues te nje teqeje te vjeter historike ne Tirane, nga Bashkia.

Tabaku shkruan se më e trishtueshme është të shohësh se skuthllëku i atyre që në mëngjes recitojnë vargje biblike apo kuranore dhe mbrëmja i gjen duke shembur rrethime teqesh apo mbuluar xhami.

T’i heqësh qytetit, në këto kohë, një objekt të tillë që përfaqëson edhe spiritualitetin por edhe historinë. Dy vlera që i mungojnë një qyteti që po kthehet pa të shkuar dhe gjithashtu pa një shpirt, është vazhdim i një politike kriminale”,-shkruan Tabaku.

“Disa ditë më parë, kryetari i Bashkisë Tiranë nën drejtimin e kryeministrit, nisi të shembë murin rrethues të një prej godinave më interesante dhe gjithashtu historike të Tiranës. Teqeja halvetiane, që ndodhet aty ku dikur kryetari i kullave bashkiake, sot kryeministër, la të hapur një gropë që nuk dëshironte ta bënte lulishte është një simbol religjioz dhe historik i kryeqytetit.

Si një objekt i mbetur aty ku dikur shtrihej Pazari i Tiranës, si një simbol i besimit dhe përshpitshmërisë së qytetit. Një teqe që të kujton jo pak xhaminë e bukur të Sulejman Pashës që dora komuniste e prishi pas çlirimit, duke i gënjyer tiranasit se do ta rindërtonin. Pastaj historia dihet, aty vendosën bustin e Partiazanit të panjohur, duke i shkulur nga zemra TIranës historinë e saj ndërsa sot me gjasë kërkojnë të ndërtojnë ndonjë kullë të shëmtuar në emër të zhvillimit.

T’i heqësh qytetit, në këto kohë, një objekt të tillë që përfaqëson edhe spiritualitetin por edhe historinë. Dy vlera që i mungojnë një qyteti që po kthehet pa të shkuar dhe gjithashtu pa një shpirt, është vazhdim i një politike krimnale. Akoma më e trishtueshme është të shohësh se skuthllëku i atyre që në mëngjes recitojnë vargje biblike apo kuranore dhe mbrëmja i gjen duke shembur rrethime teqesh apo mbuluar xhami.

Ky është fati i një qyteti që udhëhiqet nga Nimrodët dhe që nuk kërkon të jetë një qytet për banorët e tij por për sunduesit e tij dhe tarafin e tyre oligark. Prandaj edhe biznesi i tyre për të shkëmbyer shpirtëroren dhe historiken me materialen dhe kullat është kaq i kollajtë për t’u zbatuar.

Natyrisht, në llogaritë e tyre nuk përfshihet as përshpitshmëria dhe as amaneti i sheh Ali Pazarit. Ata nuk kanë ndjeshmëri, për to rëndësi ka që të ndërtohet tempulli i olgarkisë qoftë edhe me koston e prishjes së një tempulli fetar. Për këtë mjafton të shihni rreth e qark në Tiranë, do të gjeni përbri xhamisë një kullë në ndërtim, përballë katedrales ortodokse një kullë të pambaruar dhe në krah të katedrales katolike një kullë të re”,-shkruan Tabaku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY