VIDEO/”Jemi në luftë deri të dalë vaksina”, Rama: Vendimet nuk i marr...

VIDEO/”Jemi në luftë deri të dalë vaksina”, Rama: Vendimet nuk i marr vetë, por me grupin e ekspertëve

241
0
Shares

Kryeministri  Edi Rama eshte perballur me disa pyetje te drejtperdrejta gjate intervistes ne ABC News. Rama pranoi se do te jemi ne kohe lufte derisa te shpiket vaksina, çka do te thote se normaliteti per Shqiperine do te vonoje.

Rama tha se vendimet per masat dhe karantinen nuk i ka marre vetem, por me grupin e eksperteve qe qendrojne ne gatishmeri, dhe pse per keta te fundit nuk dha asnje emer dhe detaj te hollesishem.

Kryeministri foli dhe per zgjedhjet e parakohshme, ku u shpreh se nuk do te kete me kohe dhe energji per te mundur per te dyten here, Lulzim Bashen.

Kryeministri nuk harroi te qendronte pozitiv, kur tha se plani per ekonomine eshte gati dhe eshte menduar plani i daljes nga kriza.

Rama tha se nuk do te donte te ishte ne kete pozicion ne kete kohe, duke shtuar se serish nuk do te largohet pasi detyra e tij eshte te qendroje ne krye te shqiptareve.

Ndërsa, i pyetur nëse do të kemi një vaksinë së shpejti, Rama sërish u shpreh se nuk preferon t’ju hyjë këtyre temave.

Enkel Demi: Mjekët që erdhën nga Italia u karantinuan në kushte shtëpie, pse të tjerët që vinë nga shtete të tjera duhet të karantinohen në hotele?

Edi Rama: Më gjeni të pa përgatitur. Nuk e di, mbase keni të drejtë. Që t’u jap përgjigje më duhet të jem i informuar. Di që janë testuar dhe kanë dalë negativë, para se të vinin.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2551926011725908/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY