Ky është biznesmeni shqiptar që do të ekzekutonte grupi i taxhikut kundrejt...

Ky është biznesmeni shqiptar që do të ekzekutonte grupi i taxhikut kundrejt 40 mijë dollarëve

557
0
Shares

Eshte zbuluar se kush ka qene biznesmeni per te cilen Komron Zukhurov kishte marre porosi per ta vrare. Sipas ABC News, ish-biznesmeni shqiptar i naftës Albano Aliko ka qenë objektivi i terroristëve që Gjermania arrestoi një muaj më parë në territorin e tyre.

Ndërkohë, Shqipëria arrestoi gjithashtu pak ditë më parë Komron Zukhurov si të dyshuar si pjestar i ISIS. Ka dyshime të forta se taxhiku gjendej këtu edhe për të vëzhguar pikërisht biznesmenin në fjalë me qëllim përgatitjen e atentatit. Hetuesit e huaj theksuan se një nga terroristët e arrestuar, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40 mijë dollarë për të kryer një sulm në Shqipëri.

Të njëjtat burime sqaruan se Albano Aliko u ka treguar hetuesve në lidhje me një konflikt të hershem biznesi që ai ka pasur me disa persona nga Azerbajxhani.

Burimet sqaruan se në bazë edhe të dëshmisë së Alikos, porositësit e ekzekutimit të tij ishin pikërisht nga një grup biznesmenësh nga Azerbajxhani.

Albano Aliko është ish-administratori i kompanisë “Gulf”. Ai u shpall në kërkim në prill të 2018-ës, pasi akuzohej si personi që mashtroi qindra qytetarë duke iu shitur mijëra litra tollona karburanti të pavfleshme nga kompania “Gulf”, me vlerën e 5 milionë eurove.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY