Zbardhet enigma/Manastirliu zbulon më në fund se kush e drejton Komitetin e...

Zbardhet enigma/Manastirliu zbulon më në fund se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve

269
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i dha përgjigje një pyetjeje që është ngritur shpesh kohët e fundit sidomos nga opozita, se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve, i cili përgjatë dy muajve ka vlerësuar situatën e përhapjes së pandemisë dhe ka sugjeruar masat kufizuese.

Në një intervistë për emisionin “Në fokus”, në TvT, Manastirliu dha detaje të përbërjes së komitetit, në krye të të cilit qëndron numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

“Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Nga ana tjetër ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive tona”, tha Manastirliu pa shtuar detaje te tjera.

Kujtojme se dje pati reagime te shumta lidhur me komitetin teknik, ku ne nje shkrim te Tritan Shehu, ky i fundit shkruante se ne kemi nje komitet pa koke ze dhe fytyre si dhe i kerkonte atyre te benin me dije se nga se perbehej ky komitet per te qene transparent.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY