Llotaria amerikane, njoftim i rendesishem nga ambasada amerikane

Llotaria amerikane, njoftim i rendesishem nga ambasada amerikane

183
0
Shares

Pergjigjet për Lotarinë Amerikane do te shtyhen deri në 6 qershor, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë shkruhet ndër të tjera se ky ndryshim është për shkak të pandemisë nga COVID-19, “e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021”.

NJOFTIMI I AMBASADES

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY