Ish-ministri nuk duron më: Koha për të dalë! Virusi bëri qejf si...

Ish-ministri nuk duron më: Koha për të dalë! Virusi bëri qejf si desh nga janari e deri në maj!

345
0
Shares

Ish- ministri i drejtësisë, Yll i Manjani e sheh të nevojshme hapjen e plotë të lëvizjes së qytetarëve dhe të ekonomisë pasi sipas tij statistikisht karantina nuk vlen më.

Ai thotë se virusi bëri çfarë kishte për të bërë nga janari në maj por tani njerëzit duhet të lëvizin, pa orar, të punojnë dhe të kryejnë normalisht jetën me kujdes sanitar.

STATUSI NGA YLLI MANJANI

Koha është për të dalë…
===========
Me thënë të drejtën nuk i kuptoj dot më as reagimet opozitare.Ata sugjerojnë,çuditërisht, të mbyllen fasonët dhe të rrinë njerëzit ende mbyllur megjithse ka kaluar 2 muaj mbyllje..!?Më falni po, asnjëra e as tjetra nuk janë më zgjidhje.Të mbyllim fasonët dmth të mbyllim ekonominë. Call centers na lanë shëndenë me kohë…

Detin, shërbimet e transportin i mban mbyllur ende qeveria, do të thotë të mbyllim turizmin dhe shërbimet private. Pjesë tjetër me rëndësi ekonomike.

Kufinjtë na i ka mbyllur Europa.Ndaj të rrimë në shpi e të hamë veten me dhëmbë, nuk është zgjidhje!

Shumë ndjesë, por vendi duhet të lirohet një orë e më parë. Nuk vjen asgjë duke ndenjur në shtëpi!Asgjë, po asgjë fare!Vetëm fukarallëk e maskarallëk vjen.

Ndaj vendi duhet të hapet pa limit orar. Dakort me kujdesin sanitar, por njerëzit duhet të lëvizin.

Uji që s’lëviz nuk pihet, por qelbet!Ç’qe për tu bërë u bë. Që nga janari e deri sot në Maj virusi bëri qejf si desh. Mjeksia nuk i bëri dot gjë. Kush e kaloi, tja dijë për nder sistemit të vet imunitar. Të tjerët u paçin lënë uratën të dashurve të tyre.

As tubat e spitalit(prej të cilave nuk shpëtoi askush) e as masat shpikëse me orar lëvizje, nuk bënë fajde. Ndëshkuan njerëzit, por nuk ndaluan dot virusin. Natyrisht ndihmuan spitalet që të mos mbingarkoheshin, a thua se ky ishte halli të ruajmë spitalet.

Këto të fundit janë shpikur për të ruajtur njerëzit, por nejse iku tani kjo punë. Mirë thonë “mos u bëfsh për to”!

Statistikisht, sido që ti lexosh shifrat nuk ka më kuptim ndenja mbyllur. As lëvizja me leje e as me orar.Ja kaq e lexueshme është kjo e vërtetë!Ndaj një orë e më parë duhet hapur jeta, pa orar!

Qeveria të dalë në zyrë e të fillojë llogaridhënien. Se me qeverisjen i kish larë duart shumë para virusit.

Gjykatat të fillojnë gjyqet, në mos për drejtësi të paktën për të tregusr se diku mund të trokitet në këto kohë, ku shteti të bie në qafë kot fare.

Opozita duhet të dalë në opozitë, për të cilën më shumë se kurrë vendi ka nevojë.Njerëzit në punë ku të kenë mundësi.

Të gjithë me maska,me distancë, por duhet të lëvizin.Konspiracionet nuk na takojnë ne se as i bëjm e as i luftojmë dot.

Kur të dalë vaksina nuk do kemi më distancë, por nuk do të thotë se duhet të vdesim në distancë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY