Rama paralajmëron biznesin e madh me gjoba të rënda: Kjo është e...

Rama paralajmëron biznesin e madh me gjoba të rënda: Kjo është e patolerueshme! U keni kthyer kurrizin!

359
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset e mëdha se do të përballen me gjoba në rast se nuk aplikojnë te Tatimet për pagat e punonjësve të tyre.

Paralajmërimin Rama e ka dha pas shqetësimeve të marra nga qytetarët që punojnë në këto biznese.

Shefi i qeverisë thotë se kjo është e patolerueshme, ndaj shtoi ai sot do të miratohen gjoba për bizneset e mëdha që tradhëtojnë punëtorët.

POSTIMI I PLOTE

Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Whatsap, drejtohen këtu (ku u lutem të jenë konkretë e të lënë të dhëna të sakta për biznesin ku kanë punuar, jo komente të përgjithshme🙏), në Ministrinë e Financave ose tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësit e tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikojnë për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish, u kanë kthyer kurrizin! Kjo është e patolerueshme!

SOT NE DO TË MIRATOJMË NJË GJOBË KUPTIMPLOTË PËR SUBJEKTET E BIZNESIT TË MADH, QË TRADHËTOJNË ME KËTË PAPËRGJEGJSHMËRI TË PLOTË SOCIALE PUNONJËSIT E TYRE, DUKE MOS MARRË MUNDIMIN TË BËJNË AS NJË APLIKIM 3 MINUTA NË EMËR TË KOMPANISË PËR TA😡

KUSH NUK DO TA MARRË MUNDIMIN TË APLIKOJË TEK TATIMET, QË PUNONJËSIT TË MARRIN PAGESËN 40 MIJË LEK, DO TË GJOBITET PËR ÇDO PUNONJËS QË KA BRAKTISUR NË KËTË MËNYRË TË PATOLERUESHME!

Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!

🟢 NDËRKOHË VAZHDON SHPËRNDARJA E NDIHMËS FINANCIARE DHE KËTË JAVË NIS LËVRIMI I KËSTIT TË DYTË TË PAGËS SË LUFTËS, SI EDHE NDIHMËS EKONOMIKE DYFISH😊

Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare.

🟢 ASNJË S’DO MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON ME LIGJ E ME ZAKON!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY