Bashkëpunëtori i drejtësisë zbulon të dhëna të rëndësishme për Besmir Haxhian, i...

Bashkëpunëtori i drejtësisë zbulon të dhëna të rëndësishme për Besmir Haxhian, i dënuar në Greqi e Francë

257
0
Shares

Të dhëna te rendesishme ka treguar bashkëpunëtori i drejtësisë, 22-vjeçari Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës.

22-vjeçari është shprehur se Besmir Haxhia ka qenë i dënuar në Greqi për plagosje, ku mbante dhe emrin Pëllumb Rusi. Atje është dënuar me 9 vite burg për plagosje ku dyshohet se është njohur me Admir Muratajn, organizatori i grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019 ku edhe mbeti i vrarë.

Ka pasur dyshime se ai merrej me trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, jo vetëm në Durrës por edhe në Kosovë. Po ashtu ai është proceduar penalisht 2 herë për dhunë në familje, pasi është kallëzuar nga bashkëjetueset e tij.

Në vitin 2017 ai rezulton të ketë qenë në Francë, ku po ashtu u ka kryer një vepër penale. Ai është arrestuar në Francë për vjedhje dhe pasi ka kryer dënimin prej 3 muajsh është deportuar në vendin tonë.

Sot u zbulua se Besmir dhe Viktor Haxhia kanë strehuar një nga autorët e grabitjes së Rinasit më 9 prill të 2019, ku u vodhën 4.6 milionë euro të cilat do të shkonin nga Tirana në Vjenë.

Mësohet se vëllezërit Haxhia kanë pasur dijeni për paratë e grabitura nga Admir Murataj që nuk arriti të dalë gjallë nga ajo ditë apo Çalat e Elbasanit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY