Detaje te marreveshjes se punetoreve sezonale ne Greqi

Detaje te marreveshjes se punetoreve sezonale ne Greqi

224
0
Shares
Foto Ilustruese

Marreveshja per punesimin sezonal ne Greqi me procedura te pershpejtuara te 7 deri në 10.000 shtetasve shqiptare, siguron se ata do te punesohen me te drejta te plota ne Greqi.

Marreveshja kerkon nga punedhenesit greke ,qe prej se henes, datë 4 maj dhe deri ne 20 qershor,te aplikoje prane kooperativave bujqesore te rajoneve te tyre me dokumentat si me poshte.

1-Kerkesa me shkrim prane kooperatives.

2-Formulari i deklarates se pergjegjesise personale te punedhenesit(teksit i gatshem prane protokollit)

3- Fotokopje te pasaportes se punonjesit te ftuar per punesim

4-Deklarate financiare e fermerit per vitin 2019.

5-Fature pagese 100 euro per cdo te ftuar(pagese ne banke per llogari te shtetit grek)

6-Pagese 80 euro per testin e covidit,e cila do te behet ne banke,per llogari te kompanise se perzghedhur per testin.
Pagesat do te zbriten nga taksat gjate muajve ne vazhdim.

7-Udhetimi i punonjesve do te behet me autobuse,ekskluzivisht me firmen e perzgjedhur prej kooperatives,e cila zbaton rreptesisht protokollet e sigurise se caktuara prej qeverise greke.

8- Kosto e udhetimit paguhet nga punonjesi i ftuar.(vleresohet se do te jete 30-50 euro)

9-Testet do te behen brenda ne autobuset ne te cilet do te udhetohet,ne piken kufitare te Kapshtices,dhe ne vazhdim ato do te dergohen ne laboratoret e kontraktuar ne Selanik.

10-Deri ne perfundim te analizave,punonjesit do te karantinohen ne njesite e akomodimit te perzgjedhura prej kooperatives.

11-Nuk do te pranohen te kalojne qytetare ne forme spontane,por vetem ne mjetet e kompanise te autorizuar dhe certifikuar per procesin ne fjale.

12-Procedurat do te plotesoehen brenda dy ditesh,dhe ne vazhdim, kompania e udhetimit, rakordon lidhur me levizjen e punonjesve dhe dorezon listen e udhetimit prane organeve policore kufitare shqiptare dhe greke,te cilat kryejne edhe kontrollet e sigurise.
Persa i perket punonjesve te interesuar te punesohen ne kete sektor,do te duhet te aplikojne ne platformen on line www.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 dite,do te kene perfunduar kontratat e punes prej punedhenesve.

Vjen te permendet se per here te pare,i gjithe procesi i pajisjes me dokumentat e nevojshme eshte falas,dhe nuk do te jete e nevojsme pajisja me vize pune,duke iu kursyer emigranteve edhe pagesat e veprimeve konsullore dhe burokracite e pa nevojshme.

Ministri grek i bujqesise falenderoi qeverine shqiptare,por edhe deputetin Balla,krehun e kooperatives se fermereve te imathias Kristo Janakaqi,aktivisten shqiptare Arminda Plangarica,dhe kedo ndihmoi per zgjidhjen e shpejte te ketij problemi.

Sigurimi i krahut te punes ne sektorin e bujqesise,i mundeseson greqise te siguroje prodhimin fruta perimeve,si per tregun vendas,edhe per eksportet ne vender e rajonit,te cilat vleresohet se do te jene 30%me shume se nje vit me pare. /DRONI.al /

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY