“E bën për para”, Shehaj akuza Ramës: Dha tokën publike duke ua...

“E bën për para”, Shehaj akuza Ramës: Dha tokën publike duke ua marrë qytetarëve të Vlorës

170
0
Shares

Agron Shehaj, ish-deputeti i PD, ka reaguar ashper diten e sotme me nje reagim ne rrjetet sociale, ku shenjester te akuzave ka kryeministrin Edi Rama.

Shehaj e akuzon kryeministrin se çdogjë e bën për para, duke iu referuar pikës së karburantit “Kastrati” në Lungomare. Shehaj thote se Edi Rama ka dhënë tokë publike, duke ua marrë qytetarëve të Vlorës për t’ia dhënë oligarkut.

Edi Rama prishi dhjetëra biznese me të cilat mbanin frymë qindra familje vlonjate, por nuk e preku karburantin. Pastaj ndryshoi planin e rregullimit të Vlorës që të lejonte rindërtimin e karburantit. Pastaj fali tokën publike që karburanti të bëhej shumë i madh. Pastaj lejoi shkatërrimin e investimit publik që ishte bërë aty, përfshirë shkatërrimin e palmave dhe të trotuarëve”,-argumenton Shehaj.

Më tej Shehaj thote se po Rama rrahu dhe dhunoi vlonjatët që ngritën zërin dhe protestuan kundër kësaj shëmtie buzë detit të bukur të Vlorës.

Duhet të jesh idiot të mendosh se të gjitha këto veprime kriminale, Edi Rama i ka bërë për ndonjë arsye tjetër veçse për para. Edi Rama çdo gjë e bën vetëm për para.Etja e tij e pangopuar për para e ka kthyer në një vegël në duar të oligarkëve, të cilët po e përdorin për të grabitur dhe për t’u bërë pronarë të të gjithë Shqipërisë“,-shprehet Shehaj.

Shehaj shkruan me tej:

Përrallat me Gjykatë të Lartë janë fasadë: edhe po nuk shpronësoi dot tokën, mjaft që qeveria të mos i japë licensë karburantit dhe as leje ndërtimi për ndonjë gjë tjetër dhe aty mbetet çdo gjë e pandryshuar. Por Edi Rama është në shërbim të oligarkut dhe jo të interesit publik.

Në krahasim me portet, aeroportet dhe rrugët që Rama u ka falur oligarkëve, pika e karburantit vlen shumë pak, por ajo është një monument i babëzisë dhe plaçkitjes së pronës publike nga një kryeministër që ka braktisur krejtësisht popullin e tij.

Kjo babëzi e ka kthyer Shqipërinë në pronë të pak njerëzve që po e trajtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si koloni të tyre, duke i plaçkitur dhe dhunuar.

Ata që guxojnë të ngrenë zërin i censurojnë, i përflasin dhe njollosin me shpifje dhe gënjeshtra, i kërcënojnë dhe i dhunojnë me anë të mercenarëve të tyre nga brenda partive politike, në media e deri në botën e krimit.

Që Shqipëria të ndryshojë nuk duhet larguar vetëm Edi Rama, por duhet t’i pritet rruga edhe këtyre biznesmenëve të kriminalizuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY