FOTO/Në rrugë për të shijuar ‘lirinë’, spanjollët më në fund mbushin parqet...

FOTO/Në rrugë për të shijuar ‘lirinë’, spanjollët më në fund mbushin parqet dhe dyqanet

129
0
Shares

Spanja, një nga vendet më të goditura nga koronavirusi i ri, vendosi masa të rrepta izolimi për të paktën shtatë javë. Por Kjo fundjavë ishte e para kur të rriturit mund të dilnin në rrugë.

Ndërkohë edhe shtete të tjera kanë nisur të lehtësojnë lëvizjen e njerëzve. Austria u bë ndër shtetet e para që lejoi dyqanet, ndërsa tani janë hapur edhe sallonet e bukurisë.

Spanja arrin shifrën e 25 mijë viktimave nga koronavirusi në vend. Sipas raportit të ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë në 24 orët e fundit janë regjistruar 276 vdekje, pak raste më pak se dje ku ishin 281, duke shkuar në total 25 100 të vdekur që prej nisjes së pandemisë.

Rastet e reja të konfirmuara janë 1,147 duke shkuar në 242 988 në total, ndërsa të shëruarit janë 142,450. Qytetarët ishin të lejuar të dilnin vetëm për të blerë ushqime, ilaç apo për të shkuar në punë në rast të pamundësisë për të punuar nga shtëpia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY