VIDEO/Zbulohen autorët e grabitjes së familjes në Tiranë, momentet e arrestimit nga...

VIDEO/Zbulohen autorët e grabitjes së familjes në Tiranë, momentet e arrestimit nga policia

271
0
Shares

Jane arrestuar 3 autorët e grabitjes së banesës në fshatin Zall Herr. Të arretsuarit janë,  J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec);  N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël.

Këta të fundit, më datë 30 prill 2020, në fshatin Qinam, nën kërcënimin e armës, vodhën një sasi lekësh në banesën e shtetasit B. Z.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga armët e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Drejtori i Policise se Tiranes, Rebani Jaupi doli ne nje njoftim per median per te bere publike rezultatet e operacionit.

Tiranë – Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 30 prill 2020, në fshatin Qinam, ku persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, vodhën një sasi lekësh në banesën e shtetasit B. Z. Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen nga Policia tre autorët.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga armët e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë. Vijon puna nga polumbarët e RENEA-s, në lumin Tapizë, për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.Siç jeni në djeni, në fashtin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje. Pas identifikimit të autorëve të dyshuar u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre dhe pas disa orë krehjeje të zonës në fshatrat Grec dhe Tapizë u kapën dhe u arrestuan tre autrorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kamzë, u bë arrestimi i shtetasve:- J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec);- N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël; Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët. Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për të luftuar krimin, me qëllim krijimin e një ambienti shoqëror sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të panashëm.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 2 mai 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY