Aqif Rakipi i PDIU, sulmon Ilir Metën: Camët mbështeten në Bruksel e...

Aqif Rakipi i PDIU, sulmon Ilir Metën: Camët mbështeten në Bruksel e fshihen nga Meta në Athinë

59
0
Shares

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi sulmoi sot përmes një deklerate kreun e Kuvendit Ilir Meta duke e akuzuar atë se ka hezitoi të ngrinte zërin për camët në Athinë.

“Ajo deklaratë është anti-shqiptare. Metës i është bërë pyetja direkt, a ekziston Çështja Çame dhe ai thotë të shikohet për të ardhmen. Kjo deklaratë është as mish, as peshk. Çështja Çame është ngritur në Bruksel dhe mos ta ngrejë kryetari i Parlamentit shqiptar, kjo nuk është normale, nuk di çfarë mund të them”, u shpreh Rakipi.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Metës se në Shqipëri nuk ka një parti serioze me agjendë nacionaliste.

“Ne si parti jemi parti më serioze se sa Meta, sepse kemi një kauzë. Kauza jonë dihet se cila është dhe kauza e Metës dihet se për çfarë është. Ne jemi parti kombëtare.

Çështja Çame nuk është çështje e vetëm 5 deputetëve apo e një partie, ajo është një çështje e gjithë shqiptarëve dhe e historisë së Shqipërisë”, ben me dije deputeti i PDIU.

Meta i ka bërë deklaratat pas takimeve me zyrtarët elartë grekë si dhe gjatë një interviste dhënë për mediat shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY