Jepet vendimi për autorët e dyshuar të vrasjes së 2 vëllezërve, avokati:...

Jepet vendimi për autorët e dyshuar të vrasjes së 2 vëllezërve, avokati: Ndoci i shokuar, viktimat i kishte shok

297
0
Shares

Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin 33 vjeç dhe Klevis Alla 22 vjeç. Ata akuzohen dhe për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besimir Haxhia në 27 mars dhe Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza në 2 mars 2020.

Ndërkohë avokati I Ndocit, Saimir Visha deklaron se klienti I tij ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, madje ka shkuar dhe në ceremoninë e varrimit të dy vëllezërve.

Dy të dyshuarit u shoqëruan në ambientet e jashtme të Gjykatës nga një numër shumë i madh i forcave të sigurisë. Dy personat dolën një e nga një për t’u njohur me masën e sigurisë, në mënyrë që të shmangej një përballje mes tyre, pasi 22-vjeçari është bërë i penduar i drejtësisë.

Detaje u mësuan ditën e djeshme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu mbi arrèstimin e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e 2 vëllezërve Haxhiu në Durrës si dhe atèntatin që ju mori jetën Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza në fillim të marsit të kaluar.

Mësohet se 3 armët që janë përdorur në 2 ngjarjet e rëndë për të cilar dyshohet se është autor Altin Ndoci dhe shtetasi K.A., janë të njëjtat me ato që janë gjetur në kanal, ndërsa kjo ka dalë sipas informacioneve, nga analizat e ADN-së.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY