Propozimi i Meksit: Shitja e banesave stok, shtysë për rindërtimin, plus për...

Propozimi i Meksit: Shitja e banesave stok, shtysë për rindërtimin, plus për turizmin

183
0
Shares

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi thotë se shitja e banesave stok do të ndikonte pozitivisht në procesin e rindërtimit.

Në një intervistë në emisionin “Në Fokus”, në TvT, Meksi tha se numri i madh i banesave stok në Shqipëri ka krijuar njëfarë ngërçi, të cilit shteti duhet t’i japë zgjidhje.

Ndërkohë që mijëra njerëz janë pa shtëpi dhe nuk blihet stoku i banesave, që do të ishte një input për firmat e ndërtimit që mund të ndërhyjnë. Ne e kemi tepruar me numrin e banesave që ndërtohen dhe nuk përdoren dhe i takon shtetit të gjejë një mënyrë për t’i përdorur”, tha ai.

Mosnisja e procesit të rindërtimit, sipas ish-kryeministrit do të ketë kosto edhe për turizmin, i cili nuk ka marrë nga shteti mbështetjen e nevojshme.

Sa u takon paketave me të cilat qeveria ka mbështetur kategori të ndryshme në krizën e pandemisë, Meksi tha se ato duhej të kishin qenë më bujare dhe më të mirëmenduara.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY