ISHP ka konfirmuar katër raste pozitive me koronavirus në fasonëritë e Tiranës.
Kjo është hera e parë që ISHP jep detaje në lidhje me të infektuarit me koronavirus në Tiranë duke theksuar se bëhet fjalë për punonjës të fasonerive. Mësohet se fasoneria është mbyllur pas konfirmimit të 4 rasteve me koronavirus.
Fasoneritë tashmë janë kthyer në vatra të përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që në qytetin e Krujës disa prej tyre janë mbyllur pasi raportuan një numër të lartë të personave të infektuar.
Kryeqyteti ka deri më tani 100 raste aktive me koronavirus, dhe vijon te jete vater aktive e infeksionit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/