VIDEO/”Kishin liri-dalje”, Baçi jep detaje nga arrestimi i qytetarëve në Fier: Nuk...

VIDEO/”Kishin liri-dalje”, Baçi jep detaje nga arrestimi i qytetarëve në Fier: Nuk di të ketë patur protesta

101
0
Shares

Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka reaguar për ndalimin e 3 qytetarëve pasi u dyshuan se ishin pjesë e një proteste mengjesin e sotem ne Fier.

Baçi thotë se 2 prej të ndaluarve janë kryetarë të grupseksioneve të PD në Fier si dhe anëtarë të kryesisë së PD në këtë qytet dhe ishin me leje.

Po ashtu në dijeninë e Baçit nuk ka pasur ndonjë protestë por paralajmeron Policinë dhe qeverinë të lirojë këta qytetarë ose do të përballen me furinë e qytetarëve të Fierit dhe më gjerë.

I bëj thirrje të që urgjentisht t’i nxjerrë nga Policia këta 3 qytetarë që nuk kanë bërë asnjë shkelje. Kanë qenë me leje nga e-albania, mbanin distancën fizike. Të lirohen qytetarët ose do të përballen me fuqinë e qytetarëve të Fierit.Nuk di të ketë pasur protestë dhe s’mund të quhet protesë 200- 300 veta që rrinë në hesap të vetë. Ka qenë ditë e zakonshme, është 1 maji ditë e bukur.”- tha Baçi.

Deklarata për media e kryetarit të degës së PD Fier, Luan Baci. Reagimi i zotit Baçi pas ndalimit të tre qytetarëve vetëm se protestuan ndaj kryeministrit Rama

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 1 mai 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY