Dita ndërkombëtare e Punës, PD: 61 mijë persona kanë humbur vendin e...

Dita ndërkombëtare e Punës, PD: 61 mijë persona kanë humbur vendin e punës në vetëm 2 muaj

96
0
Shares

Demokrati Dorian Teliti përmes një statusi në Facebook thotë se, pavarësisht asaj që e quan paradë të kryeministrit Rama, situata në Shqipëri sa vjen e bëhet më e rëndë.

Sipas Telitit, sot më 1 Maj, festën e punëtorëve janë 61 mijë persona që e kanë humbur vendin e punës në 2 muajt e fundit.

Ne vetem 2 muaj, te harruar, te pambeshtetur, te zhytur ne gropen e nje mije e nje halleve e problemeve, jane te pakten edhe 61 mije persona qe kane humbur vendin e punes, pa perfshire ketu mijera e mijera te tjere qe detyroheshin te punonin ne te zeze. Kane humbur rrogen e tyre te pakten 61 mije kryefamiljare, te ardhuren e vetme qe shpeshhere ishte ne kufijte e pages minimale”,-shkruan Teliti.

Me tej Teliti argumenton se ata qe humben edhe ato pak para qe i perdornin per te ushqyer femijet, per te paguar faturat e shtrenjtuara te dritave dhe te ujit- fatura qe edhe ne kete kohe pandemie shteti ua kerkon nje me nje.

Shqiptatet e humben shpresen. Ate shprese qe ndoshta nje dite shteti i tyre do mendonte sadopak per ta. Por ky shtet-pushtet i la ne meshire te fatit. Sic edhe shihet qarte tashme qeveria do te “shtrije” kudo filozofine e saj 7-vjecare: “une nuk punoj per njerezit…keshtu qe as njerezit skane pse te punojne”. Shteti i oligarkeve eshte force pushteti ndaj qytetareve.

Le te filloje pra sot “parada e sukseseve ” te qeverise. Kush ka humbur punen dhe do kete fatin ta shohe sot paraden…le te mos ankohet…se ndryshe do ti vije e menjehershme pergjigja nga Krye-Para(o)disti:“Ke TV apo internet per te ndjekur paraden???Atehere paske leke…rri aty e mos u anko.Ska mbeshtetje per ty, leket me duhen per shoket e mi 👎, ata me mbajne ne pushtet me leket qe u jap gjate viteve”,-shkruan Teliti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY