Një laborator droge u zbulua në qytetin e Fierit, në pronësi të një familjeje. Shtëpia e një 52-vjeçari me inicialet A.K, i shpallur në kërkim, kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, ku kishin mbjellë 312 fidanë kanabis.
Për pasojë në pranga kanë rënë nënë e bir, Qamile Kapaj (nëna) 48-vjeç dhe Anxhelo Kapaj (i biri) 22 vjeç, e ndërsa janë shpallur në kërkim babai, Aleksandër Kapaj dhe një 33-vjeçar nga Kosova me inicialet F.B., 33 vjeç.
Uniformat blu bëjnë me dije se këta persona kishin bërë edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike, e për pasojë janë vënë në hetim 3 elektricistë.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/