“Nuk jemi furnizuar me naftë”, Peshkatarët në protestë: Po na i japin...

“Nuk jemi furnizuar me naftë”, Peshkatarët në protestë: Po na i japin me çmimin më të lartë se bursa

150
0
Shares

Jemi ne kohe karantine, por shqetesimet jetike jane me te madhaja sesa frika nga koronavirusi.

Sot peshkatarët kanë dalë në një protestë në Portin e Durrësit pasi ankohen se nuk ka naftë dhe në shumë raste ajo tregtohet me çmime të shtrenjta.

Një prej tyre thotë se kompanitë e furnizimit kanë shkelur kontratën e mbështetur në ligj për furnizim me karburant pa akcizë.

Ndërkohë mësohet se kompanitë e naftës që i furnizonin më parë peshkarexhat me naftë sipas bursës janë ndryshuar dhe kjo ka sjellë pakënaqësi.

Peshkatarët e Durrësit kanë pasur një rendiment të ulët pune gjatë kohës së pandemisë për shkak të mbylljes së restoranteve teksa në këtë qytet janë të punësuar mbi 2 mijë persona në këtë sektor.

Kujtojme qe dje ministrja Balluku u shpreh se nxjerrja e naftes eshte nderprere, per shkak te cmimit, por dhe se sasia eshte arritur dhe nuk ka ku të dërgohet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY