“Shqipëria objektiv strategjik i presidentit Eisenhower, për të parandaluar politikën agresive të...

“Shqipëria objektiv strategjik i presidentit Eisenhower, për të parandaluar politikën agresive të Bashkimit Sovjetik në Europë”

152
0
Shares

(Nga korrespondenti ynë i veçantë Edward Depury)

Uashington, 13 shkurt 1953. – Pasi ka filluar të luajë një rol aktiv në Lindjen e Largët, qeveria amerikane nuk do të vonojë, gjithashtu, të kërkojë për të siguruar në Evropë avantazhin e iniciativës ndaj Bashkimit Sovjetik. Eisenhower-i nuk dëshiron ta kufizojë veten duke pritur në mënyrë pasive sulmet e diplomacisë, madje dhe të strategjisë sovjetike.

Përreth perandorisë së gjerë komuniste, amerikanët do të përpiqen të ushtrojnë presione lokale, në mënyrë që të parandalojnë Bashkimin Sovjetik që të praktikojë një politikë agresive. Sa për vendin ku do të ushtrohet ky presion në Evropë, në radhë të parë, disa vëzhgues besojnë se Shqipëria është zgjedhja e liderëve amerikanë.

Për Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin, ratifikimi i traktatit evropian të mbrojtjes dhe arritja e aleancës ballkanike midis Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë janë faza paraprake, të gjitha që priten më shumë me padurim sepse duhet të shërbejnë për të konsoliduar frontin evropian, nga i cili do të vinte presioni parandalues.

Greqia, Jugosllavia dhe Turqia pritet të publikojnë në të njëjtën kohë, ose pas pak, një deklaratë solemne që garanton integritetin territorial të Shqipërisë … tashmë e lirë.

Qëllimi i një deklarate të tillë do të shërbente për t’i  treguar popullit shqiptar se as Jugosllavia dhe as Greqia nuk aspirojnë të përfitojnë nga një trazirë e mundshme politike për të kënaqur prirjet e tyre për aneksim.

Pjesëmarrja e Turqisë në një garanci të tillë do të siguronte shqiptarët, sepse ky popull, kryesisht mysliman, është mësuar ta konsiderojë Turqinë si aleaten e tij natyrore.

Do t’i kërkohet Italisë që t’i bashkohet kësaj garancie, në mënyrë që të largohet çdo frikë nga kthimi i imperializmit italian në Ballkan (Një deklaratë e tillë madje do të siguronte dhe vetë Jugosllavinë). 

Operacionet guerile 

Vëzhguesit mendojnë se deklaratat diplomatike do të krijojnë në Shqipëri një klimë të favorshme për të inkurajuar grupet klandestine të rezistencës.

Aksioni i partizanëve dhe operacionet guerile do të favorizoheshin gjithashtu nga natyra e terrenit, duke parandaluar kështu një kontroll efektiv të policisë.

Ne e dimë se që nga prishja e Titos me Kominformin, Shqipëria përbën një ishull të stalinizmit, i shkëputur nga masa e madhe territoriale e bllokut komunist. Vëzhguesit konsiderojnë se nuk do të jetë e pamundur të rrëzohet regjimi i Tiranës, i dobësuar nga përçarjet dhe spastrimet. (AURORE-U.P)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Maj 2020

“L’Aurore” ka botuar, të shtunën e 14 shkurtit 1953, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me strategjinë amerikane për të parandaluar përhapjen e influencës së Bashkimit Sovjetik në Europë, të cilin, Aurenc Bebja e sjell, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY