Qeveria ul pagat e OSHEE, vendimi i marre ne menyre sekrete

Qeveria ul pagat e OSHEE, vendimi i marre ne menyre sekrete

386
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një dokument sipas të cilit duket se qeveria do të mbajë një pjesë të rrogës, nga % 10 deri në 30 % për sektorin elektroenergjitik.

Sipas Hoxhës, punonjësit e OSHEE, OST dhe KESH do tu ndalohen pagat me pershkallezim, që nis nga data 1 prill 2020, deri ne daten 30 qershor 2020.

Hoxha shkruan se ky vendim është marrë në heshtje të plotë dhe të mbajtur sekret, nga Këshilli Mbikqyrës i OSHEE, OST e KESH.

‘Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të ketë ulje të pagave për punonjësit e administratës dhe qeveria po perdor fondet e saj, per te mbuluar pagat e luftes per punonjesit e mbetur pa pune gjate pandemise, eshte nje tjeter mashtrim”, thotë Hoxha.

Hoxha shkruan se: “Pavarsisht cfare premtuan me force, dje pasdite, kryeministri Edi Rama, ne komunikimin ne facebook me qytetaret, dhe numri 2 i qeverise, zv/kryeministri Erjon Brace, ne nje media private, se nuk do te kete ne asnje menyre ulje rrogash per administraten, ne te vertete ka ndodhur e kunderta. Kjo nuk eshte as hera e pare, dhe sigurisht nuk do te jete, as hera e fundit, qe drejtuesit e vendit genjejne publikisht”.abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY