Në Serbi ka nisur Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, ku te pranishem jane e kryeministri serb Aleksandar Vuçiç dhe ai shqiptar, Edi Rama.
Dy krerët e qeverive po marrin pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku do të shprehin qëndrimet e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.
Forumi do të paraprihet nga një takim mes dy kryeministrave në orën 11 00 në Pallatin presidencial “Serbia”.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, mësohet se ka udhëtuar drejt Beogradit të mërkurën pasdite.
Ndërkohë që delegacioni kosovar anuloi pjesëmarrjen për shkak të tensionit mes Prishtinës e Beogradit mbi arrestimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës dhe përplasjen për minierën e trepcës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, madje i kërkoi edhe kryeministrit shqiptarë që të anulonte pjesëmarrjen në forumin e beogradit.
Kreu i qeverisë shqiptare, veç pjesëmarrjes në forumin për sigurinë, mësohet se do të zhvillojë në Beograd një takim me përfaqësuesit e komunave shqiptare në Serbi, dhe do të prezantojë përkthimin në serbisht të librit “Kurban”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/