ZBULIMI/ Te gjithe te infektuarit zhvillojne antitrupa ndaj Covid 19

ZBULIMI/ Te gjithe te infektuarit zhvillojne antitrupa ndaj Covid 19

190
0
Shares

Nje studim kinez i Universitetit Chongqing ka dalë në konkluzionin se 100% e pacientëve të testuar me testime serologjike IgG kanë fituar antitrupa kundër COVID-19, lajmeron virologu i njohur Roberto Burioni.

Në Kinë janë testuar 285 pacientë që e kanë kaluar Sars- Cov-2 dhe të gjithë dolën me imunitet të fituar ndaj COVID-19.

Studimi i ri tregon se 100 përqind e pacientëve kishin antitrupa kundër koronavirusit 19 ditë pasi kishin shfaqur simptomat.

“Pacientët e shëruar nga COVID-19 prodhojnë antitrupa, dhe kjo e bën shumë të efektshme analizat serologjikedhe nëse anti-trupat janë mbrojtëse atëhere kjo premton shumë për imunitetin”, thote Burioni.

Pra sipas studimit të publikuar në Nature Medicine analizat serologjike janë të besueshme, dhe ato mund të përdoren për të identifikuar personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

Kjy optimizëm vjen në kohën kur shumë vende duan të hapin ekonominë bazuar te ‘licencat e imunitetit’.

Por sa zgjat imuniteti i krijuar nga koronavirusi i ri?

Ende nuk dihet me saktësi, por eksperienca me viruse të ngjashme tregon se bëhet fjalë për 12 deri në 14 muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY