Veterinerët paralajmërojnë një “shpërthim” të pleshtave në muajt e ardhshëm

Veterinerët paralajmërojnë një “shpërthim” të pleshtave në muajt e ardhshëm

777
0
Shares

Nëse ka një gjë nga e cila frikësohen pronarët e kafshëve shtëpiake, ata janë pleshtat. Parazitët e vegjël mund të shkaktojnë kaq shumë acarim dhe shqetësim si për kafshët, ashtu edhe për njerëzit.

Por duket se të gjithë mund të duhet të përgatitemi për më të keqen pasi veterinerja Zoe Costigan po parashikon një “shpërthim te pleshtave” në muajt e ardhshëm.Ajo shpjegoi se klima dhe humbja e disa trajtimeve parandaluese për shkak të pandemisë koronavirus kanë krijuar terrenin e përsosur për t’u shfaqur masivisht pleshtat.

Me temperaurat e larta rekord në fillim të vitit dhe me parashikimet për një verë shumë të nxehtë, është me të vërtetë e rëndësishme të mendojmë për rrugën e duhur sesi mund të mbrojmë kafshët nga parazitët, pasi është krijuar terreni i përsosur për shumimin e pleshtave. Është shumë më e lehtë të parandalosh shumimin e tyre sesa t’i trajtosh më vonë”, paralajmëroi veterinerja Zoe Costingan.

Një studim i ri që përfshin 2 mijë pronarë të maceve dhe qenve në Mbretërinë e Bashkuar se një në dhjetë prej tyre ka hasur vështirësi në trajtimin e parazitëve tek kafshët gjatë shpërthimit të COVID-19.

Një në pesë prej tyre thanë se nuk ishin në gjendje të trajtonin kafshët e tyre për pleshtat që kishin në mars. Kjo shifër u rrit në gati një çerek në prill.

BURIMI: The Mirror/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY