“Eshtë marrë një kredi 9.1 mln euro”, Murrizi akuza qeverisë: Ka ndihmuar...

“Eshtë marrë një kredi 9.1 mln euro”, Murrizi akuza qeverisë: Ka ndihmuar më shumë familje sesa ka i gjithë qarku

147
0
Shares

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në seancë plenare tha në këtë kohë të vështirë qeveria ka gjetur mundësi që të miratojë ligje që nuk i shpërbejnë situatës së pandemisë.

Ai konfirmoi se qeveria ka marrë 9.1 milion euro kredi për të stimuluar numrin e femrave në biznese dhe ngre dyshime nëse kjo nuk do të jetë një tjetër barrë në kurriz të shqiptarëve.Më tej ai u shpreh se ndihet i habitur nga shifrat që kryeministri ka nxjerrë në rrjetet sociale sa i përket familjeve të ndihmuara në të gjithë Shqipërinë.

Më habit numri llahtar i familjeve të ndihmuara për qarqe të ndryshme. Çfarë ju pengon të bëni publike emrat e familjeve?

Ajo që duket se është propagandë është një sondazh i tre qarqeve. Është një mashtrim total, sepse qytetarët nuk kanë përfituar, siç thonë ju. Në Fier, sipas Ramës, kanë marrë ndihmë mbi 10 mijë familje. Po sa është shuma që kanë marrë, bëhet fjalë për qese apo për para? Ju thoni se keni ndihmuar në Gjirokastër 26 mijë familje, por i bie që të dalin tepër 6 mijë familje, sepse janë vetëm 20 mijë familje, dhe po e marrim të mirëqenë që janë ndihmuar të gjitha. Ku i keni dërguar ndihmat në Igumenicë”, u shpreh deputeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY