EMRI/Falsifikoi notat, arrestohet ish-drejtori i Shkollës Pyjore në Shkodër

EMRI/Falsifikoi notat, arrestohet ish-drejtori i Shkollës Pyjore në Shkodër

196
0
Shares

Policia ka njoftuar se ka arrestuar nëpunësin e Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe nen akuzen e shperdorimit te detyres.  Në pranga edhe ish-Drejtori i shkollës së Mesme Pyjore në Shkodër, për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve shkollore.

Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim të detyrës edhe dy mësuese të shkollës së Mesme Pyjore Shkodër.

Keshtu forcat e policise arrestuan shtetasin E.R., 60 vjeç, nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Koplik, Bashkia Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet duke shpërdoruar detyrën, ai ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

“Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Agron Ceka., 41 vjeç, ish-Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore,-njofton policia.

Shtetasi Agron Ceka, në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit Z.L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të, duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtuar në mars 2019, si dhe është pasqyruar pa mungesa në regjistër, me qëllim që ai të përfundonte vitin shkollor në muajin qershor 2019.

Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T. dhe B.L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY