Shteti që po përgatitet për megatërmetin, ekspertët parashikojnë lëkundje me magnitudë 9

Shteti që po përgatitet për megatërmetin, ekspertët parashikojnë lëkundje me magnitudë 9

659
0
Shares

Një tërmet shumë i fortë që mund të shkaktojë tsunami do të godasë bregun lindor të Japonisë. Ky është paralajmërimi i ekspertëve të shtetit aziatik, të cilët kanë analizuar tokën për të bërë një parashikim të tillë.

Kërkuesit shkencorë japonezë zbuluan se një tsunami i madh ka goditur Japoninë çdo 300-400 vjet dhe i fundit ka ndodhur në shekullin XVII, që do të thotë se një tsunami tjetër pritet gjatë këtij shekulli, por, sipas tyre, është e pamundur të thuhet me saktësi se kur do të ndodhë.

Një tsunami të madh shkaktojnë tërmete të magnitudës 9 dhe nëse do të ndihen lëkundje të tilla kaq të forta, më i godituri do të jetë ishulli i Hokaido, si dhe pjesa veriore e Honshu.Një tërmet i magnitudës 9 goditi Japoninë në vitin 2011, duke shkaktuar 15 000 viktima. Ai është tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Japoni dhe i katërti më i fortë në botë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY