COVID-19/ Humb jetën 71- vjeçari nga Shkodra në spitalin “Shefqet Ndroqi”

COVID-19/ Humb jetën 71- vjeçari nga Shkodra në spitalin “Shefqet Ndroqi”

92
0
Shares

Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19 ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme duke cuar në 31 persona numrin e viktimave të koronavirusit në Shqipëri.

Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY