FOTO/Zbulohen pikturat e Ramës gjatë izolimit në Surrel, sa euro bën Kryeministri...

FOTO/Zbulohen pikturat e Ramës gjatë izolimit në Surrel, sa euro bën Kryeministri me pikturat

467
0
Shares

Zbulohen disa nga pikturat apo ‘zhgarravinat’ e Ramës që ai kreu përgjatë izolimit për shkak të koronavirusit në vilën e tij në Surrel, një fshat rreth 1 km larg Priskës dhe 7 km larg Tiranë.

Dy pikturat u publikuan në një ‘artneës’, ku Rama dha edhe një intervistë me Kate Broën. Përgjatë intervistës ai ka treguar edhe cmimin që sipas tij shiten pikturat e veta, cmimi shkon nga 3.500 euro deri në 30,000 euro.

Pjesë nga intervista:

Si po e menaxhoni krizën, politikisht dhe si artist, nga shtëpia? A jeni në gjendje të shkoni në zyrën tuaj, gjë që unë e kuptoj është edhe studioja juaj?

RAMA: Politikisht ne po bëjmë më të mirën që mundemi dhe duke qenë të vetëdijshëm për dobësitë tona, ne ishim ndër të parët në Evropë që zbatuam masa për t’i bërë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Si artist, jeta vazhdon njësoj, në zyrën time. Së bashku me shoqen time të mirë Mia Enell, një piktore e shkëlqyer suedeze që jeton në Nju Jork, bëmë një shfaqje të bukur virtuale falë iniciativës në Instagram të Carlier Gebauer, me hashtagun #InTouch.

Seria juaj e vizatimeve më të fundit, të ndara me hashtagun e galerisë #InTouch…a mund të na thoni se çfarë do të thotë për ju kjo seri e veçantë, në lidhje me krizën, dhe si e keni zhvilluar atë?

RAMA: Ato janë bërë në një mjedis shumë të veçantë pa njerëz përreth, ndërsa ndiqja me ankth të dhënat ditore dhe parashikimet e përhapjes së mundshme. Pjesa tjetër ishte po ajo, duke hedhur linja dhe ngjyra në fleta ndërsa vazhdoja të mendoja për punët e ditës.

A keni menduar për artin publik ndryshe si kryeministër, veçanërisht kur u përballët me tërmetin dhe tani krizën nga COVID-19?

Jo dhe aq. Unë mbetem i gatshëm për sa i përket përzierjes së artit me politikën dhe anasjelltas, megjithëse duhet të pranoj që prejardhja ime si artist përcaktoi shumë mënyrën time të të menduarit për hapësirën e veprimit politik dhe nevojën për të bukurën në hapësirën publike./ “artnet news“

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY