Pamjet e papublikuara të mjekut të infektuar brenda në spital: E vetmja...

Pamjet e papublikuara të mjekut të infektuar brenda në spital: E vetmja që më shqetësonte ishte mungesa e oksigjenit

206
0
Shares

Keto janë pamje të publikuara për herë të parë të mjekut Roland Xhaxho, i infektuar me koronavirusin, i shtruar në repartin Infektiv në kryeqytet. Ai ka treguar se cila ishte gjëja që e shqetësoi më tepër kur kuptoi nga shenjat se ishte prekur me Covid, para se të kryente testin dhe të dilte pozitiv. Sot ai e ka fituar betejen me koronavirusin.

Unë nuk e mendoja se do të prekesha, pasi kam qenë një tip aktiv gjithë jetën . Shenja e parë që më ka kapur mua më ka kapur herët fare… që në komision që bëmë inspektimin e parë. Të nesërmen ma dha me temperaturë 39 por unë vazhdova piva diçka, paracetamol dhe nuk e mendoja se mund të më përfshinte. Pra e para ka qenë temperatura që vazhdoi për tre ditë.

Unë u vetë mjekova në shtëpi me antibiotik. Nuk mendova se është ndonjë gjë e jashtëzakonshme dhe fizikisht ndihesha mirë. Mbas katër pesë ditëve e pash që filloi komponenti gastrik. Fillova që të mos e pranoja ushqimin dhe aty mendova që ndoshta jam kontaminuar. Pastaj kërkova në mënyrë shoqërore ndihmën e mjekëve të cilët u treguan të gatshëm dhe u diagnostikova. Moralisht dhe fizikisht ndihesha mirë. E vetmja shenjë që më shqetësonte duke ditur rrezikun e këtij virusi ishte ajo që ne i themi ipopsia, pamjaftueshmëria e oksigjenit.

xhaxho1

Unë jam në ditën e 10 ajo që është karakteristike e kësaj sëmundje është që unë ju them të sëmurëve që tre katër ditët e e para sa të ambientohen me atë që ne i themi mungesë relative e oksigjenit. Ditët e para kërkon atë që quhet asistencë me pajisjet me aparaturat për të arritur një oksigjenim optimal.

Oksigjenimi optimal nuk arrihet asnjëherë por të arrijë mbi vlerat 85 -90 pastaj organizmi mësohet dhe fillon trajtohet njësojë si ata të sëmurët kardiak kronik që jetojnë normalisht. Por ne kemi një shans të madh dhe ky është lajm i mirë që mu transmetua nga mjekët që nga skaneri është parë që është përmirësuar nga ditët e para. Pra nuk qëndron si të sëmurët kardiak që bie por e kalon një infeksion dhe pastaj e rimarrim veten në mënyrë graduale ditë për ditë”- tha për Top Story Roland Xhaxho, ditët kur ishte i shtruar në Infektiv.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY