Trafiku vijon dhe në kohë pandemie/Kapet 1 ton drogë nga Shqipëria në...

Trafiku vijon dhe në kohë pandemie/Kapet 1 ton drogë nga Shqipëria në Itali

110
0
Shares

Një sasi e madhe droge është kapur nga autoritetet italiane mëngjesin e sotëm në brigje te Barit.

Antimafia Italiane, në bashkëpunim me Repartin Operativ të Guardia di Finanza të Barit kanë kapur gjatë natës 2 skafe që po trafikonin drogë nga Ballkani, kryesisht nga brigjet shqiptare drejt brigjeve të Puglias.

Operacioni ishte i autoriteteve italiane me ndihmën e rojes bregdetare të Barit.

Dy skafet me gjatësi rreth 7 metra e të pajisura me motorr të fuqishëm jashtë bordit janë ndaluar në afërsi të brigjeve të Monopolit.

Në to janë sekeustruar 645 kg marijuanë e 250 kg hashash. Në pranga janë vënë 2 skafistë italianë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.  Shitja e drogës do ti sillte organizatës kriminale rreth 10 milion euro. Ngarkesa u nda në 54 mbështjellës, secila e ndarë në pako 2, 5 dhe 10 kilogramë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY