Policia shpjegon plagosjen e policit te burgut te Peqinit

Policia shpjegon plagosjen e policit te burgut te Peqinit

244
0
Shares
Burgu i Peqinit

Policia e Peqinit ka dhene detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në mbrëmje.

Nje polic i burgut është plagosur me armë zjarri, nga të shtëna që dyshohet se kanë ardhur nga jashtë rrethimit.

Peqin/Informacion paraprak:

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është  lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin,  i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY