Letra e Metes per shkarkimin e Dvoranit, supergjyqtarit i mbaroi mandati para...

Letra e Metes per shkarkimin e Dvoranit, supergjyqtarit i mbaroi mandati para 6 vitesh

145
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ku i njofton ato me faktin se kreu i KED Ardian Dvoranit i ka përfunduar mandati. Për këtë arsye, sipas Metës, Dvorani duhet të largohej nga detyra në krye të Këshilli të Emërimeve në DrejtësI.

“Në kushtet kur zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor;

-kur neni 136, paragrafi 5, i Kushtetutës përcakton se gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit;

kur në shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor citohet se “[…]në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment […]”, dhe ku pozicioni i zotit Ardian Dvorani ka qenë i lirë;

-kur pozicioni i katërt vakant që po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë) dhe siç është deklaruar nga KLGJ-ja, i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori; dhe

-kur tashmë Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 3 gjyqtarë të rinj të emëruar në detyrë, që kanë filluar ushtrimin e detyrës;
Sipas dispozitave të sipërcituara të Kushtetutës dhe ligjit, me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt.”, thuhet në një pjesë të letrës së Presidentit Ilir Meta.

Ardian Dvorani ka 6 vjet qe qendron gjyjates i Gjykates se Larte jashte mandatit te tij kushtetues, nderkohe qe drejton vendimarrjet me te rendesishme te reformes ne drejtesi duke qene ne krye te KED, per shkak te te qenit gjyqtar ne Gjykaten e Larte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY